Luana Vjollca nga Austria shkon në Maldive

23:01 | 22 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Nga Austria, Luana Vjollca ka zgjedhur një vend luksoz me det për të pushuar.

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se nga pushimet me borë në Austri aty ku edhe skijonte dhe mësohej ta bënte këtë aktivitet akoma më profesional, ka zgjedhur një vend me det për t’i vazhduar pushimet, shkruan lajmi.net.

Luana Vjollca aktualisht ndodhet në Maldive, dhe nga atje u shfaq tejet joshëse. Këngëtarja po shpenzon një shumë të madhe parashë vetëm për një natë pasi siç dihet atje çmimet janë të larta dhe luajnë sidomos tani kur në shumë vende është dimër.

Aktualisht për të pushuar në Maldive çmimi për një natë thuhet se sillet rreth 600 euro dhe duket se moderatorja shqiptare do të harxhojë shumë të holla atje.

Kujtojmë se lajmi.net vitin e kaluar e ka bërë një përmbledhje për artistët shqiptarë të cilët zgjedhin vende luksoze për të pushuar dhe i kemi publikuar po ashtu çmimet të cilat ishin vitin e kaluar në sezonin e verës.

Luanën nuk dihet se kush është duke e shoqëruar atje pasi në Austri ishte me motrat dhe dhëndrin Getin por ata nga Maldive nuk kanë publikuar fotografi.

https://www.instagram.com/p/BuME2kuH2kP/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme