Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika.
Ajo ka nënshkruar së fundmi një kontratë me ‘Sony Music’, një arritje e madhe për karrierën e saj.
Lajmin e mirë, Luana e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, përmes një fotoje teksa pozon e veshur me të zeza, shoqëruar me emrin dhe logon e kompanisë.
“Më në fund mund ta ndajë me ju ëndrrën time. Sa e lumtur t’ju bëjë të ditur se tani jam pjesë e industrisë së Sony Music! Mama ja dola për të dyja ne”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Para pak kohësh bukuroshja e ekranit u shfaq duke punuar buzë detit me ekipin e saj për një këngë të re. “1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti i ri i këngëtares, të cilin duket se ajo e ka gati.
Ditën e djeshme Luana Vjollca ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, shkëputur nga videoklipi i këngës që do të publikohet së shpejti. Ajo shfaqet shumë ndryshe nga çdo herë tjetër, teka shihet e veshur me të bardha dhe me flokë të prerë shumë shkurt e me balluke. Gjithashtu Luana ka zbuluar se kënga do të publikohet në 18 qershor në orën 18:06./TCH/
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...