Luana Vjollca, e cila konsiderohet si një nga prezantueset më seksi në Shqipëri tashmë po bën karrierë dhe në industrinë e muzikës.
Me dy këngët më të fundit nga bukuroshja shqiptare, e cila me çdo postim që bën komentohet në portale dhe mediat rozë ka mundur të arrijë shikueshmëri prej 10 milionë klikimesh, transmeton portali Arbresh.info
Me solon ritmike dhe me një ndjesi të veçantë verore të titulluar “Vetëm ty” dhe me bashkëpunimin me këngëtarin shkodran Bujar Qamili “Mi dhe flakë mallit tim”, ka mundur të arrijë majat duke u dëgjuar në çdo ambient publik duke treguar suksesin e saj.
Këto dy hite të verës janë pritur mjaft mirë nga publiku, ku përveçse trojeve shqiptare, këto këngë po dëgjohen anembanë botës, në sajë të postimeve që moderatorja bën në rrjetet sociale.
Së fundmi Luana ka bërë një falenderim special për fansat e saj të cilët kanë bërë që këngëtarja mjaft joshëse të ketë një verë të paharrueshme.
Duke arritur 10 milionë shikime në dy këngët e saj ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj këtë gëzim duke dhënë dhe një mesazh sensibilizues për ta.
“Faleminderiit qe ma keni bere kete vere te paharrueshme.. ??????
10MILION #MiDheFlakeMallitTim #VetemTy ???
Shume dashuri per ju qe ma mbushni cdo dite e ma jepni kete energji te mire!
Punoni fort per endrrat tuaja dhe shperndani vetem energji pozitive sepse ajo ju kthehet mbrapsht.
JU DUA ME ZEMER! ? (Link in bio)“, shkruan Luana.
Mund të themi me mjaft bindje se Luana Vjollca është në gjurmët e divave botërore me audiencën e saj në çdo hap që ndërmerr dhe me mbështetjen e fansave të saj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...