Moderatorja e kthyer edhe në këngëtare ka ardhur me projektin e radhës muzikor.
Pas lansimit të pjesë së re të “Thuaje” sot gjatë ditës (e shtunë), Luana tashmë ka publikuar edhe këngën që i bashkëngjitet projektit.
30-vjeçarja në pjesën e radhës foli plot emocion për të ëmën, mundin dhe sakrificë që ajo ka bërë për familjen dhe katër vajzat e saj.
Ndërkaq, “A me ra”, mban titullin kënga e re dhe erdhi e realizuar edhe me videoklip, në të cilin ajo dukej siç do herë në formë të mirë dhe tërë shkëlqim në një fustan të bardhë.
Ndërsa, për muzikën e këngës është përkujdesur Armend Regjepagiqi, me tekst nga Aida Baraku.
Orkestrimi nga Fatjon Miftari dhe Yll Limani, teksa miksimi dhe masterizimi nga Darko Dimitrov, i cili është gjithashtu producent I këngës bashkë me Armend Regjepagiqin.
“Sa shumë sakrifica kanë kaluar nënat shqiptare dhe pavarësisht se patën çdo arsye në këtë botë për ‘me ra’ zgjodhën të mos binin. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e videos në Instagram.
Kujtojmë që kjo është pjesa e katërt nga pesë sa do të sjell gjithsej nga projekti “Thuaje”. /arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...