Luana Vjollca kalon natë e parë të Ramazanit në një mënyrë të veçantë

08:47 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Ajo është bërë një nga emrat më të lakuar të shoubizzit vendor.

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollcën të gjithë e njohim si një nga figurat më të komentuar të ekranit, shkruan arbresh.info.

Luana jeton një jetë luksoze të cilën nuk heziton ta postoj në rrjete sociale, ndërsa përveç kësaj ajo njihet edhe si një personazh I dashur dhe shumë human.

Me një postim në Instagram mbrëmjen e djeshme në natën e parë të Ramazanit Luana e ka kaluar në një mënyrë më ndryshe.

Ajo këtë natë e ka kaluar së bashku me një familje me nevoja sociale.

“Sot vendosa të shkoj një iftar me ju. Familje me histori shumë të ngjashme me atë të familjes time, 1 nënë që sakrifikon jetën e saj e vetme me 3 fëmijë të vegjël”, shkruan Luana në këtë imazh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme