Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka ndërprerë thuajse të gjitha aktivitetet e saj muzikore dhe televizive që pas shpërthimit të pandemisë coronavirus.
Ajo po tregohet aktive herë pas here në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat ndonjë imazh nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info
Ndërsa, biondja së fundmi përmes një postimi të ndarë në Instagram tregoi se ka pozuar dhe ka dhënë një intervistë rreth jetës dhe karrierës për revistën turke “Modda Turkey”.
Për paraqitjen e saj në kopertinën e kësaj reviste të njohur turke, Luana ka përzgjedhur një stil të ri flokësh, teksa shfaqet me flokë të shkurta dhe balluke.
“Shumë e emocionuar të ndaj kopertinën&revistën ekskluzive për revistën turke ‘Modda Turkey’”, ka shkruar krahas lajmit 28-vjeçarja.
Ndryshe, pak ditë më parë u shpërblye me çmim nga ‘Golden Panther Award’, eveniment ky që nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar. /arbresh.info/
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...