Luana Vjollca i bën ftesën më interesante kryeministrit Rama

22:53 | 2 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Një natë e frikshme Halloween-i në “Shiko kush Luan” por si gjithmonë me shumë adrenalinë, spontanitet dhe situata interesante.

Shpesh jemi mësuar që spektaklin e vërtetë ta dhurojnë të ftuarit e emisionit, mirëpo Luana Vjollca pëlqen që hera herës të marrë edhe ajo rolin e tyre duke u përfshirë në përgjigje dhe lojëra interesante. Kështu sigurisht njohim më mirë moderatoren por edhe formati bëhet më i këndshëm.

Këtë herë, në lojën “Karamele dhe Dënime” Luana Vjollca i ka kthyer përgjigje të drejtëpërdrejtë pyetjes: “Nëse Kryeministri Edi Rama po ju sheh tani, çfarë do t’i kërkonit?” duke thënë: “Kryeministri të vijë këtu në ‘Shiko kush Luan’ dhe t’ja bëjmë pyetjet live” – ka përfunduar moderatorja.

Një ftesë e hapur për kryeministrin Rama në emision nga e ‘zonja e shtëpisë’. Duke njohur natyrën sportive të Ramës, padyshim që do të ishte super spektakël nëse i përgjigjet positivisht ftesës së Luana Vjollcës e cila jo më kot e shprehu hapur këtë dëshirë. Ndoshta plane interesante ka për puntatat e ardhshme! /News31.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme