Luana Vjollca duket joshëse e veshur bardh e zi

16:13 | 8 Korrik 2021
A. B.

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, së fundmi shënoi një tjetër ngjitje në karrierën e saj.

Ajo nënshkroi kontratë bashkëpunimi me kompaninë gjigante “Sony Music”, për distribuimin e të gjitha të drejtave të saj në muzikë, shkruan portali arbresh.info

Ndërkohë, Luana vazhdon të jetë shumë e aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo projektet e ndryshme.

Ajo së fundi ka publikuar disa imazhe plot stil, e veshur bardh dhe zi ku vëmendjen e morën linjat trupore të Luanës.

Luana po sjell linjën e çantave dhe kapelave me disa tema të ndryshme në treg, ajo që sot lansoi vjen me titull “Natural Beast”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme