Luana Vjollca do të prezantojë ‘Portokallinë’ në sezonin e ri?

08:56 | 27 Gusht 2021
S D

Luana Vjollca këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv.

Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj.

Moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Ndërkohë që të gjithë kanë dyshime, Luana i ka hedhur benzinë zjarrit me një postim të bërë së fundmi në Instagram.

Ajo ka publikuar disa foto të saj, në të cilat shihet me një kanotiere ngjyrë portokalli dhe përkrah imazhit ka shkruar: “Pa hë, çfarë ka të re?”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme