Detaji që bie në sy në stilin e Luanës, është veshja e saj, fustani që me sa duket diku tjetër e kemi parë më parë.
Ajo që e ka veshur e para këtë fustan, ka qenë supermodelja Kendall Jenner, më e vogla e familjes Kardashian që shquhet për stilin e veçantë. Ajo e ka veshur fustanin e stilistit Richard Quinn gjatë parakalimit në tapetin e kuq të eventit të rëndësishëm të ndarjes së çmimeve Emmy.
Modeli unik i tij, me një jakë tip golf, por prej materiali të gomuar dhe me efekt të ndritshëm, si edhe pjesa e bustit me dizajn lulesh të mëdha në nuancë të kuqe e bëjnë këtë fustan një super gjetje nga ana e yjeve të showbiz-it.
I vetmi dallim që kanë vajzat e famshme në zgjedhjen e bërë është stili i tij! Supermodelja Jenner ka preferuar versionin e fustanit të gjatë, me pala mëdha në pjesën fundore, si për t’i qëndruar denjësisht eventit të madh ku ishte e ftuar, ndërsa moderatorja Luana Vjollca ka zgjedhur versionin e fustanin me pjesën fundore më të shkurtër, si për t’i qëndruar prakticitetit dhe formatit të emisionit që ajo drejton.
https://www.instagram.com/p/B4E8kDaHnvR/?utm_source=ig_embed
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri