Luana Vjollca bëhet imazh i një reviste britanike

12:40 | 21 Shtator 2019
A. B.

Këngëtarja dhe moderatorja nga Shqipëria, Luana Vjollca, është mjaft e pëlqyer dhe tejet e ndjekur në rrjetet sociale.

Në Instagram ajo ndiçet nga hiç më pak se 1.6 milion ndjekës, për të cilët publikon imazhe dhe video të ndryshme, e herë pas shfaqet edhe provokuese, shkruan portali arbresh.info

Përmes një postimi, moderatorja bëri të ditur se ka dhënë intervistë për revistën britanike “Global Woman”.

Ajo madje është imazh i ballinës së revistës për muajin shtator, ku u shfaq atraktive e veshur me fustanin vjollcë ku duket tejet e bukur.

https://www.instagram.com/p/B2q3Av_n3En/

“Nje interviste e bazuar totalisht ne forcen e pashterueshme te qenies me te bukur ne bote, Femres!”, shkruan Luana.

Ndryshe, biondja përndryshe këtë verë ka qenë mjaft e angazhuar si me projekte e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme muzikore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme