Luana pranon mesazhin që ia bëri ditën më të bukur

12:44 | 10 Qershor 2018
Arbresh.info
Luana Vjollca është emër shumë i komentuar në shtypin rozë.

Moderatorja pas një pauze të gjatë në muzikë, ka publikuar këngën më të re me titull “Mi dhe flakë mallit tim”, shkruan lajmi.net.

Kënga është version i ri i këngës së Bujar Qamilit dhe pikërisht me këtë artist Luana e këndon duetin.

Projekti po pritet mirë dhe deri tani dyshja kanë marrë vetëm komente pozitive, e një të tillë Luana e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Një fanse i shkroi asaj duke i treguar se kado që shkon po dëgjon këngën e saj, ndërsa Luana mbi këtë mesazh tha se këto fjalë i bënë ditën asaj. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme