Prezantuesja e njohur Luana Vjollca ka dhënë sot një intervistë për revistën e huaj “ONN” ku për herë të parë ka folur gjatë e gjerë për karrierën, për jetën private dhe ndarjen nga jeta të babait të saj.
Revista ndërkombëtare e përshkruan atë si një femër me shumë talente: këngëtare, moderatore dhe producente.
Në rrëfimin e saj jo të zakonshëm Luana ka folur edhe pak për jetën private.
E pyetur sesi nisi karriera e saj dhe si u bë kaq e famshme sa është sot, Luana është shprehur se i është dashur që të punojë që e vogël.
“Unë e humba babain kur isha 11 muajshe dhe mamaja na rriti e vetme mua dhe 3 motrat. Fillova punë kur isha 14 vjeç si imazh i një kompanie mode. Isha shumë krenare që mund të siguroja diçka për familjen që në moshë të vogël. Në Shqipëri ja kam dalë të jem femra me më influencë në rrjete sociale, sidomos në Instagram ku profili im arrin 16 milion shikime në javë. Po punoj 2 këngë të reja, të dyja janë bashkëpunime dhe pres që të bëhen hit vere. Për momentin jam e fokusuar tek muzika dhe nuk po drejtoj ndonjë program. Dua që muzika ime të jetë energjike dhe e hareshme, diçka që t’i bëjë njerëzit të kërcejnë dhe të ndihen mirë. Jam një femër që më shumë veproj sesa flas. Të them të vërtetën unë nuk dal si njerëzit e moshës sime, kështu që grupi im i miqve është tkurrur ndër vite. Sot jam e kënaqur që kam një grup miqsh dhe bashkëpunëtorë që kujdesen shumë për mua dhe me të cilët punoj për të pushtuar horizonte të reja”, është shprehur Luana.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...