Google ADS

Luana me pushime në Mauritius, nuk mungon me fotografi atraktive në bikini

22:03 | 8 Janar 2022
A Z

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka nisur pushimet e para për vitin 2022.

Biondja, që ka bërë një tërheqje prej disa muajsh nga ekrani, po shijon çdo moment larg aktiviteteve të përditshme.

Si destinacion për këtë arratistje të ëmbël ka zgjedhur Mauritius, një vend në Afrikën Lindore.

Derisa po kalon një kohë të mrekullueshme, ajo nuk ka munguar as me poza në rrjete sociale.

30-vjeçarja ka marrë vëmendje me rroba banje të bardha, në të cilat ka vënë në pah format trupore.

“Gëzuar 2022”, ka shkruar ajo.

Komplimentet dhe reagimet pozitive kanë qenë të shumta në pjesën për komente, duke qenë se numëron dy milionë ndjekës vetëm në Instagram.

Krahas ekranit, Luana ka kohë që nuk ka sjell edhe projekt të ri muzikor. /Telegrafi

 

Të ngjashme