Dy deputetët Alekt Hyseni dhe Rudina Hajdari ishin të ftuar në “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën. Te loja me pyetje socialisti ishte përballë këngëtares Zajmina Vasjari.
Deputeti Alket Hyseni ka kërkuar që këngëtarja Zajmina Vasjari t’i përgjigjet pyetjes nëse është celebruar apo jo me partnerin e saj, Klodianin.
Pjesë nga biseda:
Zajmina: Atëherë po lexoj pyetjen, a je martuar dhe a e ke ndërruar mbiemrin…mmm….jam martuar në fakt, e kemi bërë celebrimin, por…kam mbiemrin tim..
Alket Hyseni: Përgjigju pra mirë, drejtpërdrejt se na e le kështu…evazive
Zajmina Vasjari: E thashë po nuk e dëgjove…
Alket Hyseni: Mund të celebrohesh e të mbash mbiemrin tënd, kështu që na e thuaj.
Zajmina Vasjari: Po pra kam mbiemrin tim..
Alket Hyseni: Ee, ashtu…
Ndërkohë Rudina Hajdari ishte pjesë e skuadrës së kuqe ku pas një loje ata duhet të zbulonin se me cilin personazh publik kanë patur fantazinë më të çmendur seksuale. Deputetja Hajdari si pjesë e skuadrës së kuqe u përgjigj duke thënë emrin e Brad Pitt./tch/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...