Google ADS

Luana dhe Faydee publikojnë këngën e re “Yalla Habibi”

16:35 | 13 Korrik 2019
A. B.

Luana Vjollca dhe Faydee kanë publikuar tashmë bashkëpunimin e tyre shumë të përfolur.

“Yalla Habibi” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike verore dhe i dedikohet dashurisë.

Muzika është punuar nga Bini Diez dhe Cekic Beats, gjersa për orkestrimin është kujdesur Rrzon Music .

Për tekstin janë kujdesur vet Luana me Faydee-n, në bashkëpunim me Filloreta Raçi – Fifin. Klipi i këngës është mjaft veror, dhe xhirimet e tij janë kryer në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme