Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Love Letter (N’Tiranë prej Berlini)” e cila është konceptuar në formën e dërgimit të një letre, shkruan arbresh.info
Kënga është e zhanrit R&B dhe vjen e gërshetuar në tri gjuhë: anglisht, gjermanisht dhe shqip.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Albani, gjersa orkestrimi është kryer nga producenti Marko Polo.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst.
Kujtojmë se, Ramosaj doli i dytë në festivalin, fituesi i të cilit përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”, teksa atë e fitoi Ronela Hajati me këngën “Sekreti”. /arbresh.info/
Presidentja e Sllovenisë vizitë zyrtare në Kosovë, policia n...
Kanosi verbalisht zyrtarët policorë, arrestohet gjilanasi
Liga Unike rikthehet sot me sezonin e ri
Lansohet Ankandi i erës 100 MW, Kurti: Ekonomia e Kosovës po...
Arrestohen disa persona, sekuestrohen armë zjarri si dhe një...
Mbledhja e përbashkët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipëris...