Lori u rikthehet viteve 90-të, Sara nuk reziston dot pa e ngacmuar (FOTO)

14:56 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Trashëgimtarët e Top Channel, Lori dhe Sara Hoxha, nuk humbin rast pa “ngacmuar” njëra-tjetrën në rrjete sociale.
Këtë herë ka qenë Sara ajo që nuk i ka kursyer komentet në një foto të motrës së saj. Në këtë foto Lori shfaqet me një pamje mjaft “casual” ndërkohë që si rrallë herë flokët i ka kaçurrela dhe jo të drejta siç jemi mësuar ta shohim.

Krahas fotos ajo ka shkruar: “Flokët e mi më kthejnë pas në vitet 90-të”. Nuk ka vonuar reagimi i Sarës, e cila ka komentuar: “Me difuzor? Apo me llak? Shkume sorry se u ngaterrova”.

Nuk ka vonuar edhe përgjigjja e motrës së saj e cila i ka thënë në gjuhën angleze: “U zgjova kështu”.

screenshot_1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme