Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e Top-Channel gjithmonë është kujdesur që jeta e saj private të mos njihte rreshta artikujsh në medie, dhe për ta vërtetuar këtë mjafton t’i shikoni instagramin; në të nuk gjendet asnjë fotografi ku të ‘reklamohet’ lidhja e saj e dashurisë.
Dhe ky fakt jo pak herë ka shkaktuar habi, sepse në ditët e sotme ajo çka preferohet më tepër nga të rinjtë është pikërisht ekspozimi i jetës së lumtur brenda së cilës gjendet i dashuri, rrobat e modës së fundit dhe makinat e shtrenjta, pavarësisht se këto të fundit Lorit nuk i kanë munguar asnjëherë në rrjetin e saj social Instagram.
Ajo shfaqet ndryshe nga e motra Sara Hoxha, e cila nuk ka ngurruar në asnjë moment të bëjë publike stadet e lidhjes së saj me Ledion Liçon. Megjithatë, një suprizë e vërtetë ishte fakti që Lori ka vendosur të kurorëzojë lidhjen e saj disa vjeçare me Vis Bajraktarin.
Burime shumë të sigurta janë shprehur për Dita-n se në fund të Korrikut Lori Hoxha do t’i thotë “Po” të dashurit të saj, në Liqenin e Komos në Itali. Atmosfera festive sipas tyre do të zgjasë pothuajse një javë, dhe nuk do të mungojnë as të ftuarit nga sfera publike.
Liqeni i Komos tanimë është kthyer në një pikë turistike për të gjitha çiftet e dashuruara. Ashtu sikurse Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani, të cilët janë dy frekuentues të rregullt të ishullit që ndodhet në Lombardi, shkruan Gazeta Dita.
Mesa duket Lori Hoxha tanimë do t’i shtohet listës së çifteve që e shohin Liqenin e Komos si strofull të dashurisë së tyre.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...