Lori Hoxha lë me gisht në gojë komentuesin

11:19 | 16 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, Lori Hoxha tërheq gjithmonë vëmendjen e fansave me postimet e shumta që nuk kalojnë pa marrë like e komente të shumta.

Së fundmi, Lori kishte publikuar në profilin e saj një foto të shkrepur para pasqyrës, në komentet e së cilës një fans e ka ironizuar për gjatësinë.

“Je e gjatë 1.50, kur kalon na përshëndet”, shkruante ai.

“Pse s’ma the kur të përshëndeta? Apo ishe duke pastruar jargët?”– ja ka kthyer Lori, duke e lënë fansin me gisht në gojë me përgjigjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme