Loredana Zefi ‘thumbon’ reperët në postimin e fundit

18:58 | 16 Nëntor 2019
A. B.

Reperja e njohur, Loredana Zefi, vazhdon të jetë shumë e komentuar në media.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Së fundi Lori ka shpërndarë një foto në Instagram ku vajza e saj Hana shihet e veshur sikur repere dhe në mbishkrim Loredana shkruan:

“Më shumë stil se disa reperë”.

Ky mesa duket është një ‘diss’ për reperët, që sipas Loredanës nuk kanë stil, por për cilët reperë e ka fjalën ajo, dhe kujt ja dedikon këto fjalë?

Ndryshe, Loredana Zefi e cila karrierën e saj po e bën në Zvicërr, së fundi ka fituar çmim në MTV EMA2019 për performancën më të mirë zvicerane. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme