Google ADS

Loredana Zefi po duket krejt ndryshe me stilin e ri të flokëve

13:30 | 4 Korrik 2020
A. B.

Rep-artistja që ka bërë revolucion në zhanrin hip-hop, Loredana Zefi, tashmë është njëra nga më të përfolurat.

Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim të ri në pamjen e jashtme, që i ka dhënë asaj një pamje tjetër, Lori ka shkurtuar flokët dhe po duket tejet bukur, shkruan portali arbresh.info

Ndryshimi i saj i ri është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë komentuar pozitivisht këtë lëvizje të saj.

Ndryshe, mbrëmë Loredana përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka lajmëruar se do të sjellë këngën e re, në bashkëpunim me dy reperë gjerman, Summercem dhe Kcrebell.

Bashkëpunimi mes treshes do të jetë lansohet të enjten e ardhshme, rreth orëve të mesnatës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme