Loredana Zefi imazh i revistës gjermane “Tush”

22:20 | 5 Prill 2022
A. B.

Reperja e njohur, Loredana Zefi edhe këtë vit ka qenë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.

Kjo pas ribashkimit me reperin Mozzik, ndarjen e tyre pas pak muajsh e po ashtu edhe për albumin e përbashkët, shkruan arbresh.info

Ajo ka pozuar së fundmi për revistën gjermane “Tush”, gjersa ka zgjedhur të shfaqet e veçantë e me veshje unike.

E njëjta shfaqet atraktive duke mbajtur një glob ngjyrë të argjendtë, e me një bluze të tillë të shkëlqyer.

Pavarësisht spekulimeve në internet, biondja vazhdon të jetë nënë beqare e përkushtuar në masë të madhe në karrierë.

Ajo vitin që shkoi bashkë me Mozzik sollën një album të përbashkët të quajtur, “No Rich Parents”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme