Këngëtarja shqiptare e cila gëzon famë të madhe në Zvicër dhe Gjermani, Loredana Zefi, këtë vit ka punuar mjaft shumë në projekte muzikore.
Biondja tash e një kohë është në përgatitje të albumit të ri, derisa së fundmi ka zbuluar listën e këngëve, ku përfshihen gjithsej dymbëdhjetë.
Në mesin e projekteve është edhe një për vajzën, Hanën, ku siç shihet edhe asaj do ia dedikojë një këngë.
Përveç projektit “Hana”, në album janë edhe “Labyrinth”, “OMG”, “Jetzt Rufst Du An”, “Keine Rosen”, “Durch Die Nacht”, “Feuer” në bashkëpunim me Getinjon, “Eiskalt” me Mozzik, “Kein Plan” me Mero, “Nicht Allein” me Mozzik, “Genick” dhe “Nicht Wie Du”, disa nga të cilat tashmë janë lansuar.
Ndërkaq, Lori së fundmi ka qenë temë diskutimi në mediat rozë, për shkak se thuhet se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Mozzik, edhe pse deri më tani asgjë nuk është konfirmuar.
https://www.instagram.com/p/B1_dUG6FGk_/
Ndryshe, reperja Zefi javën e kaluar publikoi bashkëpunimin me artistin gjerman, Mero, projekti i të cilëve titullohet “Kein Plan” dhe u prit tejet mirë nga fansat e dyshes.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga