Google ADS

Loredana vesh pantallonat e Mozzik-ut, a po normalizohen marrëdhëniet e tyre?

16:56 | 27 Maj 2020
A. B.

Reperi i njohur Mozzik, vazhdon të jetë në fokus të faqeve rozë për jetën e tij personale.

Ai është ndarë thuajse që një vit nga bashkëshortja e tij, Loredana, por dyshja komentohen vazhdimisht nga publiku, shkruan portali arbresh.info

Pas lirimit të masave strikte të pandemisë Mozzik udhëtoi në Zvicër për ta takuar vajzën e tij Hannan.

Kështu të paktën na lanë të kuptohet me disa postime në rrjete sociale, mirëpo nuk ka mbaruar me kaq.

Veshja e Mozzik është ajo që ra në sy kur Loredana e publikoi më pas një imazh me pantallona të njejtë.

A është ky një sinjal që dyshja po i normalizojnë marrëdhëniet apo vetëm rastësi? /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme