Google ADS

Loredana shfaqet më elegante se kurrë

20:53 | 25 Qershor 2021
A. B.

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, përherë tërheq vëmendjen e audiencës.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë imazhe nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e shumta, shkruan portali arbresh.info

Eksperimentet në paraqitjet e saj nuk kanë të ndalur kohëve të fundit, përmes së cilave po duket edhe më tërheqëse.

Artistja ka ndarë së fundi disa fotografi të reja me ndjekësit, ku shfaqet elegante ashtu siç rrallëherë e kemi parë.

Lori kishte veshur një fustan të zi prej lëkure, i cili ishte i çarë tek këmbët, ndërsa dukej mahnitëse si çdo herë.

Lori kishte kombinuar fustanin me një palë sandale të zeza, ndërsa flokët i kishte lëshuar dhe vendosi një varëse argjendi.

Loredana aktualisht po shijon suksesin e këngës së re “Oh Digga”, të cilën e solli në bashkëpunim me Mozzik. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme