Çifti më i komentuar i showbizit shqiptar Mozzik dhe Loredana Zefi, pas ndarjes së bujshme, kanë nisur thumbimet e shumta në rrjete sociale.
Teksa Loredana publikon fotografi me ‘kunja’ në InstaStory, reperi publikoi një këngë, e cila sipas fansave i dedikohet Loredanës.
Kënga e re e Mozzikut, “Dhelpër dinake” vetëm dy ditë pas publikimit i ka kaluar mbi 2 milionë klikime në Youtube dhe të gjithë po flasin për faktin se ajo i dedikohet Loredanës.
Madje, edhe vetë Loredana ka ironizuar me fjalën dhelpër, teksa komentonte me mikun e saj në rrjetin social Instagram. Në një postim, Loredana komenton duke qeshur “Unë jam dhelpër”, ndërsa miku i thotë se “Të paktën dikush po pretendon”.
Mesa duket, Loredanës nuk i bëhet vonë për lajmet e shumta për të, të cilat e cilësonin si “dhelprën dinake” atë në historinë me Mozzik./Sinjali
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...