Loredana nis ditën afër një personi të dashur

12:18 | 9 Tetor 2019
A. B.

Reperja Loredana Zefi, ka qenë një emër shumë i diskutuar në media këtë vit.

Përveç projekteve të shumta muzikore, ajo ka qenë e përfolur edhe për një skandal me një çift zviceran, të cilët hodhën akuza kundrejt saj për mashtrim dhe zhvatje parash, shkruan portali arbresh.info

Sot Lori e nisi me disa video nga shtrati, në të cilat shfaqet pranë vajzës së saj, me të cilën po relaksohej me mëngjes.

“Mirëmëngjesi”, ka shkruar ajo mbi videon, në të cilën shfaqet pranë vogëlushes, Hana.

Muajin e kaluar ajo lansoi albumin e saj më të ri “King Lori”, gjersa është përfolur në media gjermane dhe ato shqiptare se ajo tashmë ka prishur raportet me partnerin e saj, Mozzik, njëherësh babanë e vajzës së saj, Hanës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme