Reperja Loredana Zefi është komentuar vazhdimisht për jetën e saj që nga akuzat për marrje të një shumë parash.
Por kjo nuk është e gjitha, Zefi u nda edhe nga i dashuri i saj edhe pse çifti kanë vajzën e tyre Hanën.
Ndarja mes tyre bëri bujë në media. Loredana, ka shpalosur detaje nga jeta e saj së fundi në një intervistë për radion zvicerane. Krahas të tjerave, ajo u pyet edhe për Mozzikun.
“Tani nuk e ke mbështetjen e tij, si po ia del në biznes dhe për tu kujdesur për vajzën’? Loredana u përgjigj: ‘Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bëmë gjëra së bashku turneu ishte ai që na bashkonte. Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje, ai është babai i vajzës sime, kjo do të qëndrojë gjithmonë në atë mënyrë dhe nuk do të ndryshojë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime“.
Ndryshe, 24 vjeçarja duket shumë e lumtur edhe pas ndarjes. Ajo shijon jetën e saj me vajzën dhe familjen.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?