Loredana kujton babanë e ndjerë me një fotografi të rrallë nga fëmijëria

19:45 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

Reperja Loredana Zefi, vazhdon të jetë shumë e angazhuar me prurje muzikore e koncerte të ndryshme.

Muajt e kaluar nuk ishin edhe aq me fat për rep-artisten, kjo pasi ajo u përball me disa ngjarje të rënda në jetën e saj.

Fillimisht Loredana u akuzua për zhvatje parash dhe kanosje me ç’rast edhe u mor në pyetje nga autoritetet zvicerane, dhe si rrjedhojë rasti po vazhdon ende të jetë në hetime.

Vetëm pak kohë më vonë, asaj i ndërroi jetë babai duke e lënë të pikëlluar kështu më të voglën e familjes Zefi.

Pas kaq muajsh humbje, Loredana duket se po vazhdon ende të ta ndjejë në masë të madhe mungesën e të atit, të cilin së fundmi e ka kujtuar përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

Bëhet fjalë për një imazh bardhë e zi të realizuar në fëmijërinë e reperes, ku kjo e fundit shfaqet në të bardha me një kryq rreth qafës, nën përqafimin e babait të saj.

Duket se rep-artistja nga Ferizaj ka qenë shumë e lidhur me babanë e saj, tashmë të ndjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme