Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prezantoi së fundmi për fansat projektin e saj më të ri muzikor “Angst”.
Kënga e cila në shqip përkthehet “Frikë” mesa duket ka copëza nga jeta personale e reperes.
Në tekstin e këngës, Loredana tregon se nuk ka raporte të këqija me Mozzikun, dhe se e respektin si babanë e vajzës së saj.
“Ju të gjithë mund të vazhdoni të flisni, por jo shumë keq. Nuk kishte asnjë lidhje me reperin në videon time. Nuk kishte asnjë lidhje me reperin në tiparin tim. Ju e bëni jetën time skandal sepse nuk jeni askush…Ata thonë se unë e përdor Hanën vetëm si armë. Dhe bëjnë njëmijë pyetje se ku jam dhe çfarë bëj. Si gjithmonë unë nuk urrej askënd. Kam Zotin në anën time, kundër të gjithëve. Dhe Mozzik, ti je babai i vajzës time, kështu që lëri komentet e tua, relaksohu. Unë kurrë nuk do ta tërhiqja babanë e fëmijës tim në një pisllëk, sepse njoh diçka si edukimi dhe respekti”, thotë ndër të tjerash Loredana përgjatë këngës.
Po një pjesë të këtij teksti, ajo e publikoi edhe në rrjetin social Instagram kur e promovoi këngën e re.
Në këngën “Anggs”, Loredana iu drejtohet edhe mediave që kanë ndikuar në jetën e saj profesionale dhe private.
https://www.instagram.com/p/B9XpKeilMnl/?utm_source=ig_embed
“Ju të gjithë mund të vazhdoni: “Frika në sytë e tu, po, unë e shoh atë. Çdo hap që bëj, pa gabime. Gjithmonë bëhem një temë. Një skandal çdo ditë, por më përshtatet mua…Ik pirdhu gazeta Bild, ik pirdhu gazeta Blick, dhe 20 minuten gjithashtu… Dhe për të gjithë YouTubers-at dhe gazetat: Pa mua, ju nuk do të kishit fituar pothuajse aq para vitin e kaluar! Por nuk ka problem, unë kam tortën dhe ju jeni të mirëpritur të keni ca thërrime”, citon rep-artistja gjatë këngës.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...