Loredana ka dhuruar një shumë të madhe për fëmijët në nevojë.
Sone në Gjermani është mbajtur eventi i bamirësisë “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët), në të cilën morrën pjesë personazhe të njohur, shkruan lajmi.net.
Në mesin e tyre ka qenë e pranishme edhe reperja shqiptare e njohur, Loredana, e cila ka bërë një gjest shumë fisnik për fëmijët që janë në nevojë.
Reperja ka dhuruar plot 100 mijë euro dhe ka bërë një deklaratë e cila preku zemrat e të gjithëve, ku u shpreh se është vetë nënë e një vajze, Hanës, dhe dëshiron që të gjitha mamatë të kenë mundësinë të përjetojnë momente të mira si ajo.
“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, tha Loredana në fjalimin e saj.
Loredana është një nga emrat më të përfolur të momentit në Gjermani. Para pak ditësh ajo mori titullin si reperja më e dëgjuar në Spotify në gjithë Gjermaninë.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi