Kohëve të fundit kanë qenë ndër personazhet më të përfolur në shtypin rozë dhe jo më kot.
Fjala është për artisten e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi dhe reperin Zuna nga labeli KMN Gang, pjesë e të cilit është edhe reperi nga Podujeva, Azet, shkruan portali arbresh.info
E mbrëmë në mesnatë ata kanë publikuar projektin e ri muzikor “Du bist mein” mban titullin kënga e dyshes e cila në shqip do të thotë “Ti je e imja”.
Lori në këtë projekt vjen në skena mjaft atraktive me reperin gjerman, teksa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj natyrale, pa pikë grimi.
Në videoklip janë të përfshira edhe disa video nga rrjeti tashmë i popullarizuar “TikTok”.
Ndryshe, kujtojmë se ditë me parë në një shkrim të gjatë të ndarë javë më parë me ndjekësit Zuna deklaroi se nuk janë bashkë dhe se ka respekt të veçantë për ish-bashkëshortin e saj, Mozzik. /arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...