Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediat vendore dhe ato gjermane.
Shpesh në fokus është vënë edhe jeta e saj private dhe jo vetëm ajo profesionale, veçanërisht pas skandalit të vitit të kaluar, ku ajo akuzohej nga një çift zviceran për zhvatje parash nën kërcënim.
Loredana ka një ndikim mjaft të madh edhe në rrjetet sociale, ku vetëm në rrjetin social Instagram ndiqet nga mbi 2.6 milionë ndjekës.
Shpesh, ajo ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, teksa nuk heziton që herë pas here t’u transmetojë edhe ndonjë mesazh.
Reperja me prejardhje nga Ferizaj i befasoi të gjithë kur në videon e imazhin e fundit të hedhur në InstaStory, shfaqte personazhin e njohur Lisa nga “The Simpsons”, shoqëruar me një mesazh.
“Bëni para dhe jo të dashur”, shkruhej në mesazhin e kësaj fotografie, e që në fakt është në kontradiktë me atë që u mësohet qenieve njerëzore gjatë gjithë zhvillimit të tyre social – ku në rend të parë vihet dashuria dhe jo gjërat materiale.
Por mesa duket kjo është këshilla e Loredanës për ato që duan të jenë si ajo. /Telegrafi/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...