Për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit, reperja e njohur Loredana ka lajmëruar se turneu i saj, për të cilin ishte pëgatitur prej kohësh, është anuluar. Ajo shprehet se është shumë e zhgënjyer pasi ky supozohej të ishte turneu i saj i parë.
“Për fat të keq turneu im është anuluar plotësisht, për shkak të Koronavirusit. Ne po punojmë me kompaninë e sigurimeve për të siguruar që ju të merrni mbrapsht paratë tuaja. Ndihem shumë e zhgënjyer sepse ky supozohej të ishte turneu im i parë. Kam punuar shumë fort, si e çmendur për këtë turne. Do t’iu jap të gjithë personave në ekipin tim mbështetje financiare sepse ne jemi një familje. Ndonjëherë ndihem sikur jam vërtetë e pafat por atëherë kujtoj se pavarësisht të gjithë uljeve e ngritjeve, unë nuk jam kurrë vetëm. Unë mund t’iu them nga përvoja: Edhe periudhat më të vështira kalojnë! Do t’iu kontaktoj sa më shpejt të jetë e mundur për të filluar një turne të ri”, ka shkruar mes të tjerash Loredana në një postim të bërë në Instagram.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...