Google ADS

‘Llukmani’ me bashkëshorten shijojnë pushimet luksoze në Turqi

23:01 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Aktori i njohur Ernest Zymberi është pa diskutim një ndër personazhet më të spikatur të hit serialit “O Sa Mirë”.

 

Pas një sezone të suksesshme në rolin e ‘Llukmanit’, ai ka vendosur që në muajt e nxehtë të verës t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Albulena Rexhepi janë duke shijuar pushimet e tyre në një nga resortet më luksoze në Turqi.

Përmes rrjeteve sociale, çifti kanë ndarë me ndjekësit fotografi nga pushimet e tyre.

Pëlqimet dhe komentet nga fansat e tyre kanë qenë të shumtë, duke i komplimentuar çiftin.

“O Sa Mirë” do të fillojë me sezonin e ri në fund të shtatorit, ndërsa pjesë e kastit pritet të jetë sërish aktori Zymberi.

Ai ka krijuar mijëra fansa me rolin e tij satirik, dhe si rrjedhojë është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale. /Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme