Google ADS

Liv Tayler ‘drogoi’ këtë aktor të njohur të serialit Game of Thrones

20:40 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Liv Tayler ‘drogoi’ kolegun e saj Kit Harington që në takimin e parë në një avion.

Aktorja e cila ishte ulur pranë aktorit të njohur, i hudhi atij një pilulë kundër ankthit, Xanax, gjë që bëri që aktori të flente diku rreth 7 orë gjatë fluturimit, transmeton portali arbresh.info

“Ne u takuam gjatë një fluturimi, por ishte mjaft takim i çuditshëm”, ka thënë Kit. “Liv me ëmbëlsinë e saj e largoi një person që duhej të ulej pranë meje dhe u ul vet. Ishte mjaft simpatike”.

kit-harrington-as-jon-snow-in-game-of-thrones

Por Kit e pranoi se fluturimi mund të ishte shumë i vështirë për dy. “Kemi shtatë orë fluturim përpara nesh, dhe e kam pak me siklet”, i kishte thënë Kit asaj.

“Me pak fjalë, ajo hudhi një pilule xanax në pijen time dhe kështu i tërë udhëtimi më shkoi në gjumë”, shtoi ai.

Megjithate Liv e ka mohuar, duke thënë se Kit ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme