Lisa Kudrow është e emocionuar për t’i parë miqtë e saj.
Aktorja 56-vjeçare do të shfaqet së bashku me Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matt Le Blanc dhe Matthew Perry në një ribashkim të ardhshëm të “Friends”.
Edicioni special u vonua për shkak të përhapjes së coronavirusit, por Kudrow ka siguruar fansat se ia vlen të presim.
“Mezi po pres të ndodhë”, ka thënë ajo për Entertainment Tonight. “Gjashtë nga ne nuk kanë qenë së bashku për 25 vite dhe për disa vite për një darkë private”.
“Unë mund vetëm të imagjinoj. Do jetë argëtuese. Po them, që do jetë shumë argëtuese”, shtoi ajo.
“Të bëhem e sinqertë, kur kaloi në Netflix shfaqja u bë më e popullarizuar”, tha aktorja.
Ndërkaq, bashkimi i parashikuar i “Friends” pritet të shtyhet deri në vitin e ardhshëm për shkak të shpërthimit të coronavirus.
Seriali pritej të xhirohej nga HBO gjatë muajit mars, por ekipi u detyrua të anulonte një gjë të tillë derisa të qetësohet gjendja në tërë botën.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...