Dua Lipa ditën e djeshme arriti të rrëmbejë tri çmime të rëndësishme, duke shtuar kështu triumfet e saj gjatë vitit 2020.
Ndërsa sot shqiptarja Dua Lipa, ka vizituar sërish restorantin e njohur shqiptar në New York, “Çka ka qëllu”, por kësaj radhe me të dashurin e saj Anwar Hadid
Ky restorant me pronar Ramiz Kukaj, prej tri vitesh ushtron aktivitetin e tij, muaj më parë është shpallur nga “The New York Times” si një nga 10 restorantet e reja më të mira në New York.
Në një tavolinë me ushqime tradicionale ku nuk mungonin, qebapat, ajvari, specat me ajkë, mantijat dhe flija, duket se Lipa dhe Hadid më së shumti i kishte marrë malli për qebapa të Kosovës, të cilët në një moment i dashuri i Duas i quan “ushqimi kampion i shqiptarëve”.
Sot bëhen 3 vjet që ‘Çka ka qëllu’ hapi dyert për herë të parë, me synimin për të shfaqur kulturën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Restoranti shqiptar “Çka ka qëllu”, edhe pse ndodhet në një territor ku dominojnë kuzhina dhe restorantet italiane, megjithatë ka arritur të tërheqë vëmendjen e njujorkezëve dhe të dallohet për veçantinë dhe specialitetet që ofron. Në të kaluarën Dua Lipa e kishte vizituar këtë lokacion bashkë me familjen e saj.
“Jemi të bekuar që mbështetemi nga njerëz kaq të mrekullueshëm dhe frymëzues që kanë arritur sukses të madh, ndërsa ende i kujtojmë rrënjët e tyre. Një nga këta njerëz është Dua Lipa! Faleminderit si gjithmonë që na tregoi mbështetjen e saj, dhe vazhdimisht na bëri krenarë të gjithëve me suksesin e saj. Ajo është me të vërtetë një dritë dhe ne jemi gjithmonë të nderuar që e kemi ndaluar”, është shprehur stafi i këtij restoranti.
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...