Linkin Park publikoi këngën e re disa orë para vdekjes së Chester Bennington

21:49 | 20 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Homazhe për këngtarin e grupit “Linkin Park”, janë duke u bërë anëmbanë botës, pasi  Chester Bennington vendosi të kryejë vetëvrasje në moshën 41-vjecare.

Vdekja e tij ka shkaktuar një tronditje në industrinë e muzikës, pasi ai njihet edhe si një nga pionerët e zhanrit nu-metal, transmeton portali arbresh.info

Disa orë para konfirmimit të vdekjes së Bennington, grupi ka publikuar këngën e tyre të re.

“Talking to Myself” është publikuar diku rreth orës 9:01, vetëm disa minuta pasi trupi i të ndjerit u gjet në banesën e tij private në Los Angeles.

Video përfundon kur Bennington papritmas largohet nga mikrofoni dhe ecën tutje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme