Vitin e kaluar bota e muzikës metal dhe gjithë skena muzikore botërore është ndarë e shokuar dhe është pikëlluar nga vdekja e papritur e Chester Bennington.
Këngëtari 41 vjeçar lider i grupit Linkin Park bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij në Los Angeles më 20 korrik, kur gruaja dhe fëmijët nuk ishin afër tij. Trupi i tij i pajetë u gjet nga një shok mëngjesin tjetër.
Vokalisti ka pasur një betejë të gjatë me sëmundje mendore dhe me abuzim të substancave, gjë për të cilën ai ka folur publikisht. Disa prej këngëve të reailzuara po ashtu ishin të bazuara në përvojën personale të Chesterit.
Më herët gjatë ditës së djeshme grupi amerikan në atë që do të ishte ditëlindja e 42-të e dikur frontmenit të tyre, e kanë nderuar atë në mënyrë emocionale.
Mike Shinoda ishte në krye të këtyre përkujtimeve për dikur frontmenin e tyre, duke postuar në Instagram një foto të tij me një mesazh të qartë.
Në llogarinë zyrtare të bendit u postua po ashtu një mesazh, duke ndarë një foto të vokalistit në skenë duke buzëqeshur në drejtim të adhuruesve.
“Urime ditëlindjen vëllait tonë Chester. Në nderim të tij, ne po lansojmë një fondacion bamirës “One More Light” në faqen tonë në Facebook”, shkruan në postim.
Në dhjetor ishte publikuar raporti i autopsisë së vokalistit, ku thuhet se gjetjet e autobsisë janë karakteristike për një varje vetëvrasëse.
Chester ka folur shpesh për projektin “One More Light” duke e cilësuar shumë emocional për vuajtjet personale të tij. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BgjPPYGhGvq/?taken-by=m_shinoda
https://twitter.com/linkinpark/status/976146559996903424
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...