Linda ka debatuar me tone të ashpra në takimin me Ilirin, ku gjithçka nisi nga një fotografi e postuar në Instagram.
Ajo i kujtoi Ilirit bisedat që kanë pasur edhe më parë dhe i tha që të shkëputet nga ajo pa kërkuar një arsye konkrete dhe pa bërë një sherr pa arsye.
Linda: Jam e revoltuar. Ti hedh bombën e si e marrin të tjerët, nuk ka problem. Në momentin që ti del me mua dhe i ke sytë diku tjetër, për mua është humbje kohë, s’kam pse të humb kohë ty dhe vetes time. Unë jam zgjedhje dhe jo opsion. Je i lirë të vazhdosh aty ku ke sytë. Çdo herë pas një takimi, bën një sherr pa arsye. Nëse do të shkëputesh nga Linda, nuk ke pse të gjesh arsye.Iliri: Po kërkon të bësh show për të justifikuar diçka tjetër, për të dalë aty ku do ti, që faji të ngelet tek unë. Mban mend çfarë the?
Linda: Po ti mban mend që ngele pas kolonës me thikë.
Iliri: Nuk jam tip impulsiv, jemi për tu njohur. Mi lër mua fajet, por dua të të shikoj ty që buzëqesh.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...