Linda Halimi publikon bisedën e fundit me muzikantin që vdiq dje Lind Ibrahimi

11:20 | 26 Maj 2022
E.H

Dje (e martë) ka ndërruar jetë muzikanti nga Gjilani, Lind Ibrahimi.

32-vjeçari thuhet se u gjet pa shenja jete në banesën e tij në lagjen Kalabria, ndërsa nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së tij.

Për rastin tragjik kishte reagime të shumta miqtë dhe të afërmit e tij në rrjete sociale, teksa një i tillë erdhi edhe nga këngëtarja e njohur, Linda Halimi.

Halimi thuhet se kishte lidhje familjare me të ndjerin më saktë ai ishte djali i tezës së saj.

Këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj bisedën e fundit me të në të cilën ata kishin lënë të takoheshin me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, theksojmë që Lindi kishte një karrierë të pasur artistike, ai ka kryer shkollën e muzikës në Gjilan ndërsa ishte i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore  në vend. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme