Prej ditësh është folur se marrëdhënia e Cristiano Ronaldo-s dhe Georgina Rodriguez nuk po kalon momentin më të mirë.
Që nga kalimi i yllit portugez në klubin e tij aktual, Al Nassr, ka pasur spekulime se çifti mund të jenë në krizë.
Së fundmi mediat portugeze, raportojnë se disa burime pranë tyre kanë konfirmuar se Cristiano “është ngopur me të dhe sjelljet e saj”.
Cristiano dhe Georgina i kanë dhënë më shumë zë këtyre lajmeve pas një debate që kanë pasur së fundmi në publik, teksa bëheshin gati të hypnin në aeroplan.
Një dëshmitar ka kontaktuar gazetarin spanjoll Abel Planelles për t’i treguar gjithçka që ka ndodhur mes çiftit në atë që duket të jetë një nga zënkat e tyre më të ashpra, pak para se të hipnin në aeroplan.
“Ata patën një ndeshje me të bërtitura para se të hipnin në aeroplan”, tha dëshmitari.
Edhe media të tjera konfirmojnë të njëjtën gjë ku Ronaldo thuhet se është i mërzitur me qëndrimin e Georgina-s dhe mendon se modelja po bëhet ‘egoiste’.
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...