Google ADS

Liam flet për ndarjen nga Cheryl

17:02 | 24 Gusht 2018
A. B.

Liam Payne ka treguar se nuk ndjehet mirë pas ndarjes nga Cheryl në muajin korrik.

Këngëtari, i cili ka një djalë 18 muajsh me Cheryl, ka folur për gjendjen e tij pas ndarjes.

Ai ka thënë se një nga pjesët më të vështira ishte edhe publikimi i ndarjes, gjë që e ka bërë të ndjehet thuajse janë ndarë dy herë.

24 vjeçari ka pranuar se dy muajt e fundit ishin mjaft të vështirë për të.

Çifti janë ndarë pas dy vjet lidhje, ndërsa për Liam ka raportime se është në lidhje me modelen Cairo Dwek.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme