Një letër e re është publikuar së fundmi, e shkruar nga reperi Tupac Shakur për Madonën, ku thotë se janë ndarë për shkak të çështjes së racës.
Letra ka datën 15 janar 1995, dhe mendohet se është shkruar në një burg të Nju Jorkut, ku ai vuante dënimin prej 4 vjet e gjysëm për ngacmim seksual.
“Të të shihnin me një zezak nuk do ta dëmtonte karrierën tënde, nëse gjithçka do të ishte më e hapur dhe emocionuese. Por për mua, të paktën në perceptimin tim të mëparshëm që ndjeva për shkak të ‘imazhit’ tim, do të më largoheshin gjysma e njerëzve që më bënin atë që mendoja se isha. Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj”, thuhet në letrën e Tupac.
Në letrën që është shitur në ankand këtë muaj, Shakur thotë se ai është rritur “shpirtërisht dhe mendërisht”.
“Të lutem kuptoje pozicionin tim të mëparshëm si një djalë i ri me eksperienca të kufizuara dhe një seksimbol shumë i famshëm”, vijon letra.
Ai më pas i kërkon të takohen për të biseduar për miqësinë e tyre, sipas letrës, e cila është dërguar para se ai të dorëzohej në tetor të 1995. Shtatorin e vitit pasues Shakur, i njohur si 2Pac, u plagos nga të shtënat me armë në Las Vegas, dhe ndërroi jetë 6 ditë më vonë në moshën 25-vjeçare.
Vetë Madonna konfirmoi dy vjet më parë se ata janë lidhur në fillim të vitit 1994, por nuk është se ka zgjatur shumë. Madje ajo shkaktoi polemika pas betimit në mënyrë të përsëritur në Late Show të David Letterman, në mars të 1994, dhe më pas tha se lidhja e tyre ka një shpjegim. /TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...