Realiteti i trishtë në Afganistanin e pushtuar tashmë nga talebanët, e ka bindur artisten Angeline Jolie të hapë një profil në “Instagram”.
Jolie ka postuar letrën e një adoleshenteje nga Afganistani. Ajo kujton periudhën kur ka qenë në Afganistan dy dekada më parë, kur vendi ishte ne të njëjtën situatë si sot.
“Është e dhimbshme të shikosh afganët të largohen sërish nga frika dhe pasiguria që ka kapluar vendin e tyre”, shkruan aktorja, duke shtuar se do të vazhdojë përpjekjet e saj në ndihmë në refugjatëve.
“Kjo letër më është dërguar nga një adoleshente në Afganistan. Aktualisht, njerëzit e Afganistanit po humbasin mundësinë për të komunikuar në rrjetet sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Erdha në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat themelore njerëzore.
Isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatët afganë që kishin ikur nga talebanët. Kjo ishte njëzet vjet më parë.
Është e dhimbshme të shikosh afganët të largohen sërish nga frika dhe pasiguria që ka kapluar vendin e tyre.
Të shpenzosh kaq shumë kohë dhe para, të kesh derdhur gjak dhe jetë të humbura vetëm për të arritur në këtë, është një dështim pothuajse i pamundur për tu kuptuar.
Të shikosh për dekada se si refugjatët afganë trajtohen si një barrë është gjithashtu e sëmurë. Duke ditur që nëse do të kishin mjetet dhe respektin, sa shumë do të bënin për veten e tyre. Dhe takimi me kaq shumë gra dhe vajza që jo vetëm donin një arsim, por luftuan për të.
Ashtu si të tjerët të angazhuar, unë nuk do të largohem. Unë do të vazhdoj të kërkoj mënyra për të ndihmuar”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...