Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe tashmë numëron fansa të shumtë.
Biondja po ashtu është aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa bën postime të ndryshme.
Meqë jemi në prag të zgjedhjeve, 40-vjeçarja në InstaStory e ka bërë një pyetje me dy opsione. “Unë në politikë?”– ka qenë pyetja e bërë për ndjekësit me dy opsione PO dhe JO. Opsion të saktë, Leonora e ka listuar JO, e cila mbase edhe mund të ketë pasur oferta.
Megjithatë, artisten shqiptare shpesh e shohim të shoqëruar me deputetë të PDK-së, madje mike të ngushtë e ka Ganimete Musliun.
E njëjta është kthyer në muzikë pas një kohe të gjatë, projekti i së cilës mban titullin “A m’ke harru”.
Gjatë pauzës që bëri në skenën tonë, këngëtarja nga Drenica e ka shijuar jetën, pasi së fundmi e ka pranoi se është në një romancë dashurie.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...