Leonora Jakupi thotë se do të martohet këtë vit

16:17 | 8 Janar 2020
A. B.

Ajo është njëra nga artistet më të dashura për publikun, gjersa me zërin e veçantë ka arritur të rrëmbejë një numër të madh të fansave.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Drenica, Leonora Jakupi, e cila shquhet për dukjen e saj natyrale, përkundër se tashmë ka kaluar të dyzetat, shkruan p0rtali arbresh.info

Këngëtarja deri më tani nuk e ka bërë publike asnjë lidhje të dashurisë gjë që është ngritur si dilemë nga fansat e saj të shumtë, Leonora së fundmi ishte e ftuar në emisionin “n’Kosovë show”, ku e ka zbuluar se do bëhet nuse gjatë këtij viti.

E pyetur nga moderatori se kur do bëhet nuse, këngëtarja Jakupi nuk heziton të flas më shumë rreth kësaj pjese.

“Do bëhem nuse në vitin 2020”, ka qenë përgjigja e 40-vjeçares, duke lënë surprizë për publikun gjithçka tjetër.

Ndryshe sa i përket karrierës muzikore, “Simpatia e Shkollës” mban titullin kënga e fundit e publikuar në bashkëpunim me legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme