Google ADS

Leonora Jakupi: Nora Istrefi ka bërë një gabim të madh, duhet të më kërkoj falje

10:59 | 27 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një hatërmbetje mes Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit askush nuk do ta mendonte.

Këngëtarja, Leonora Jakupi në emisionin e moderatores Luana Vjollca u pyet se cilit nga artistët e estradës nuk do t’i fliste kurrë.

Pa u hezituar ajo tha një përgjigje duke përmendur emrin e Nora Istrefit, përcjell lajminet.

Leonora bëri publike edhe arsyen duke thënë se ka bërë një gabim ndaj saj, madje duhet edhe t’i kërkoj falje. “Janë arsye kogja të forta të paktën mendoj nga dikush i cili është i gjeneratës më të re se unë duhet të kërkoj falje nga unë për një gabim shumë të madh që e ka bërë drejt meje”, tha këngëtarja.

Ndryshe, përkundër kësaj të dyja këngëtaret e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme